Metropol Group, kompania e parë në Lushnje u krijua në vitin 2010 ku fillimisht ka operuar me Kompaninë Ndërtimit BI Construction duke realizuar projektet më të rëndësishme dhe te suksesshme në qytet.
Home » Rreth Nesh
Metropol Group, kompania e parë në Lushnje u krijua në vitin 2010 ku fillimisht ka operuar me Kompaninë Ndërtimit BI Construction duke realizuar projektet më të rëndësishme dhe te suksesshme në qytet.
Metropol Group konsiston në shitjet me pakicë dhe aktivitetet e pasurive të patundshme i themeluar në Lushnje. Në vitin 2012 realizohet hapja e tregut Industrial me një sipërfaqe prej 2500 m ² dhe 200 njësi tregtare të shkrira në katin e nëndheshëm të Qendrës Metropol Center.
Në 11.07.2015 u realizua hapja e Qendrës tregtare Metropol, dhe i disa Njësive si Ipermarket 1, Bar Zero, Magic Land, Vista Bar dhe Terrace Lounge. Metropol Center është një qendër tregtare multifunksionale e pozicionuar në qendër të qytetit të Lushnjes në Shqipëri.
Në vitin 2016 u shënua hapja e marketit të dytë pas suksesist të Ipermarket 1 dhe dyqani i parë i Tutto Casa me gamën e gjerë të artikujve të shtëpise.
Në vitin 2017 u hap Ipermarket 3 dhe Ipermarket 4 dhe në vitin 2018 Ipermarket 5 dhe Tutto Casa Astir. Viti 2021 shënoj hapjen e Ipermarket 6, Lubel Restorant dhe Nga Nona duke i shtuar një gur të çmuar radhës së restoranteve në qytetin e Lushnjes.
Në vitin 2022 u hap edhe dyqani i tretë i Tutto Casa, në Kamëz. Metropol Group operon gjithashtu edhe në fushën e investimeve dhe pronave të patundshme në Shqipëri dhe jashtë saj. Kjo kompani ka krijuar një portofol të rëndësishëm investimesh ndër vite.
Në kushtet e ndërvarësisë në botë, biznesi mund të ndihmojë në konsolidimin e profilit ekonomik të një vendi duke ndërtuar edhe ura për investimet e huaja, dhe Metropol Group sigurisht e bën këtë.
Kompani
Të punësuar
Klient të kënaqur