Procesi Rekrutimit
Në mënyrë të përmbledhur, fazat nëpër të cilat kalon procesi i rekrutimit dhe
përzgjedhjes në Metropol Group janë:
Identifikimi i pozicionit të lirë të punës
Në momentin që kompanitë ose departamentet e Metropol Group, në bashkëpunim
me Departamentin e Burimeve Njerëzore, identifikojnë nevojën për krijimin e një
pozicioni vakant, parashtrojnë kërkesat dhe kriteret specifike për pozicionin.
Njoftimi për pozicionin vakant
Të gjitha njoftimet vendosen në faqen zyrtare të MetropolGroup, në programet e
komunikimit të brendshëm, postohen në mediat sociale dhe portalet e punësimit apo
vendet e tjera të zgjedhura sipas rastit. Njoftimi përmban kriteret, kërkesat dhe detyrat
kryesore të pozicionit të punës.
Mbledhja e aplikimeve
Çdo person mund të aplikojë në përputhje me afatet e njoftimit nëpërmjet plotësimit
të formularit on-line në faqen zyrtare të kompanisë, ose duke plotësuar të dhënat dhe
ngarkuar CV-në në linkun e njoftimit përkatës, ose mund të paraqitet pranë zyrave të
MetropolGroup për të plotësuar Formularin e Aplikimit për Punësim.
Përzgjedhja e CV-ve
Pasi shqyrtohen të gjitha CV-të dhe formularët e aplikimit, bëhet përzgjedhja
paraprake e aplikantëve që përmbushin pjesën më të madhe të kritereve të përcaktuara
në njoftimin për pozicionin e lirë.
Parapërzgjedhja
Në këtë fazë të procesit zhvillohet një intervistë e strukturuar telefonike me të gjithë
kandidatët që janë përzgjedhur prej CV-ve dhe formularëve të aplikimit dhe caktohet
një ditë dhe orar i përshtatshëm takimi me ata kandidatë që konfirmojnë
përputhshmërinë me kriteret e kërkuara për pozicionin vakant.
Intervista e parë
Intervista e parë konsiston në realizimin e një interviste të strukturuar, në realizimin e
testimit/testimeve përkatëse nga ana e kandidatit që mat aftësitë teknike në varësi të
pozicionit të punës dhe në realizimin e një testi për profilin psikologjik.
Paneli përzgjedhës
Paneli përzgjedhës është i përbërë nga dy deri pesë persona që do të vlerësojnë në detaje aftësitë teknike të kandidatëve të përzgjedhur nga intervista e parë. Në panelin përzgjedhës merr pjesë një përfaqësues i Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe të paktën një përfaqësues nga departamenti që ka bërë kërkesën për pozicionin vakant ose një ekspert i brendshëm ose i jashtëm që do të vlerësojë njohuritë teknike të kandidatëve.
Intervista me eprorin e drejtpërdrejtë
Në këtë fazë të intervistës realizohen një ose më shumë takime me drejtuesin e
drejtpërdrejtë ose me drejtuesit e tjerë të lartë të kompanisë për të marrë një vendim
përfundimtar për kandidatin që i përshtatet më mirë pozicionit të lirë të punës.
Oferta
Në fazën e fundit të këtij procesi, drejtuesi i drejtpërdrejtë në bashkëpunim me departamentin e Burimeve Njerëzore i komunikon kandidatit të përzgjedhur kushtet e punës, paketën e përfitimeve dhe detaje të tjera specifike që lidhen me pozicionin. Pas këtij komunikimi, kandidati fitues bie dakord ose jo për të qenë pjesë e kompanisë në pozicionin ku ka aplikuar.