Me një kuzhinë mesdhetare, restoranti Lubel Restorant është një nga ato vendet që kur e provon vështirë ta harrosh si eksperiencë.I vendosur në zemër të Qendrës Tregtare Metropol Center, kati 3, ky është vendi ideal për të qenë larg zhurmave të qytetit dhe të kaloni nje dreke apo darke këndshëm. Restoranti është elegant, modern, i rehatshëm, argëtues dhe sigurisht shumë i ngrohtë dhe mikpritës për klientët. Dekori i veçantë me detaje të ngjyrës së arit të bën të ndihesh sikur je në një vend mbretëror, pa përmendur këtu gatimet e shijshme dhe të servirura me art. Mbi të gjitha çmimet janë të leverdisshme.